Site icon Telegrafi

Labi në “Dance with me”

Kanë mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e edicionit të dytë të spektaklit “Dance with me”.

Në mesin e konkurentëve të tjerë të famshëm do ta shohim edhe moderatorin e njohur Labinot Gashi.

Labi për Telegrafin e konfirmoi pjesëmarrjen e tij duke thënë se ai ka qenë i ftuar që në edicionin e parë.

“Unë isha i ftuar që nga fillimi në këtë spektakël dhe padyshim që e pranova me kënaqësi, jam i sigurt se do të jetë njëra ndër përvojat më të mira duke ditur formatin e tij”, tha moderatori duke mos zbuluar akoma se me cilën femër të famshme është ai çift në garë.

“Kjo nuk është përvoja ime e parë pasi unë para se të filloja punë në televizion jam marr me vallëzim në qytetin e Pejës, dhe padyshim që do ta jap maksimumin gjatë këtyre nëntë javëve sa do të zgjasë spektakli, shtoj tutje Labi.

Ndryshe ai zbuloi se nuk ka shkuar atje kundrejt ndonjë shume të madhe parash, e gjitha që paguhet janë shpenzimet gjatë qëndrimit atje.

Megjithëse i angazhuar për nëntë javë në Tiranë, angazhimet televizive në Kosovë për moderatorin do të vazhdojnë si rëndom. /Telegrafi/

Exit mobile version