Këngëtari i njohur nga Ferizaji, Labinot Tahiri e ka dëshmuar tashmë shpirtin e tij bamirës dhe me dëshirë të madhe për tu dalë në ndihmë çdo njeriu në këtë vend.
Ai ka ndihmuar me qindra njerëz në nevojë, gjersa viteve të fundit cilësohet si një ndër humanistët më të mëdhenj në Kosovë.
Por, mesa duket Labi ka një dobësi të madhe edhe për shtazët, pasi së fundmi ai ka treguar përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram se si gjatë ditës së sotme (e mërkurë) ka mjekuar një gjeraqinë, e cila ishte lënduar.
Këngëtari 37 vjeçar tregon në video se këtë shpend e kishte gjetur rastësisht në rrugë, ndërsa më pas ishte munduar të mjekojë krahun e djathtë, për ta dërguar më pas në folenë e saj.
“Minutat e mi kushtojnë, por për të shpëtuar dhe gëzuar çdo gjë e bëj pa asnjë kosto në jetë. Një shpezë me emrin Gjeraqinë, e lënduar e sjella në shtëpi që ta shëroj’, (sic.) shkruan ai përbri videos në Instagram. /Telegrafi/