Site icon Telegrafi

Labi: Më mirë i heshtur se sa i sharë dhe duke mos pranuar mirënjohje

Labi (Foto: Instagram/labinottahiriofficial)

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka qenë duke ngritur zërin për bizneset që kanë pasur probleme gjatë pandemisë coronavirus.

Pasi e anuloi protestën në qytetin e Ferizajit, artisti tashmë ka ardhur me një deklaratë në rrjetin social Instagram.

Labi është shprehur se dëshiron të jetë i heshtur, se sa të jetë i sharë dhe të mos ketë mirënjohje nga të tjerët.

“Më mirë i heshtur se sa i sharë dhe duke mos pranuar mirënjohjeje në kohën kur disa shohin vetëm zi e terr”, është shprehur ai.

Mes tjerash Labi shtoi: “Jetoni si të u’a doje shpirti, vetëm mos besoni më shumë ;se sa në veten tuaj dhe te Zoti”.

(Foto: Instagram)

Postimi i tillë ka marrë mjaft komente nga fansat e tij, pasi cilësohej si një mesazh motivues për ta. /Telegrafi/

Exit mobile version