Labinot Tahiri ka vendosur që të mbyllë llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Deputeti dhe këngëtari i njohur ka marrë vendim për t’u larguar nga rrjetet sociale.
Përmes një imazhi të publikuar në Instastory, ai ka konfirmuar largimin nga Instagrami.
Sipas tij, ai pret që t’i qëndrojnë në fjalë krerët e shtetit.
“Miq të dashur, për pak kohë nuk do jem në Intagram dhe do e mbylli, që i bie se kam disa punë këto ditë të rëndësishme e mos të dështoj me ndonjë postim para se të më kryhen punët në interes të përgjithshëm. Ju e dini që padrejtësitë te unë nuk pijnë ujë, dhe të shoh se si do mi mbajnë fjalët disa nga krerët e shtetit.”, ka shkruar ai.
Këngëtari thekson se ai nuk mund t’i durojë në asnjë formë padrejtësistë.
Në muzikë, Labi së fundmi solli këngën “Falëm” në bashkëpunim me Ramadan Krasniqin. /Telegrafi/