Labinot Tahiri po vazhdon me aktivitetet e tij humanitare.
Pasi bëri me banesë familjen e Teuta Krasniqit, synimi i këngëtarit ferizajas është familja 17-të anëtarëshe nga Prishtina.
Labi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se shuma e mbledhur deri më tani për këtë familje është 27 mijë euro, ndërsa ka kërkuar që të mblidhen edhe tre mijë të tjera për t’u siguruar atyre një kulm mbi kokë.
Artisti ka shtuar se pasi të blihet banesa apo shtëpia do të publikohen të gjithë emrat e donatorëve. /Telegrafi/