Site icon Telegrafi

Labi lanson “A do bëhet mirë një ditë”, këngëtari nis publikimin e këngëve nga albumi i ri

Labinot Tahiri (Foto: YouTube)

Deputeti dhe këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka prezantuar para fansave albumin e ri.

“Faleminderit për ditët e mira” mban titullin albumi i Labit, gjersa ka filluar me publikimin e projekteve të reja.

“A do bëhet mirë një ditë” është një nga projektet e tij në kuadër të albumit i realizuar nga produksioni “Ximi”.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë Avni Qahili kurse për orkestrimin është përkujdesur Ebrar Muzhar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“A do bëhet mirë një ditë. Kënaqni veshët e nesër e keni të gjithë në dorën tuaj. Vetëm rrush me i’u qit këngëve më mirë nuk kam ditur. Faleminderit Zotit dhe juve për çdo krenari që më keni dhuruar gjatë jetës”, shkruan mes të tjerash në postimin e tij në Instagram Tahiri.

Gjithashtu, në ditët në vijim Labi do t’i publikojë të gjitha projektet e tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version