Site icon Telegrafi

Labi: Kur këndoja ndonjë këngë jo shqipe, merrja shuplakë nga babai

(Foto: Facebook/LabinotTahiri)

Këngëtari dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri është një ndër emrat më të pëlqyer të publikut shqiptar.

Ai është shumë aktiv në muzikë, teksa shumë shpejt pritet të publikojë bashkëpunimin e tij më të ri me 2 Ton.

Labi është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet bashkë me babanë e tij në veturë.

Në sfond dëgjohet një këngë qytetare, teksa në mbishkrimin e videos, Labi tregon se në vitet e mëparshme, ku nuk këndonte shqip, babai i tij e qortonte, madje e godiste edhe me shuplakë.

“Kur këndoja ndonjë këngë jo shqipe, e fitoja nga një shuplakë, nga baba islam. Kur jam para tij, gjithnjë i këndoj këto këngë të vjetra qytetare”, ka shkruar Labi në mbishkrimin e fotografisë.

Duket se këngëtari dhe deputeti nga Ferizaji, ka qenë shumë i lidhur me muzikën që në vegjëli. /Telegrafi/

Exit mobile version