Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka bërë së fundmi dhurimin e donacionit të radhës.
Ai ka ndarë nga fondacioni i tij plot 10 mijë euro, të cilat do të shkojnë për gratë e Krushës së Madhe.
Këtë gjë ai ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Ai fillimisht bëri një status, ku theksonte shifrën e dhuruar, teksa më pas realizoi edhe një lidhje direkte përmes një videoje,
“PËR NDERË TË PAVARESISË? DONACIONI I RADHËS 10.000€.
10.000€ pêr gratë e veja të Krushës se madhe ku burrat e tyre u vranë në luftên e fundit pêr LIRINË E KOSOVËS!
Ne i ndajmë këto para si përkrahje për punet që ato i bëjnë për ti mbajtur familjet e tyre ku shumë fëmijë mbeten jetima pa baballarët e tyre!
Ju them të gjithave nënave dhe vajza shqiptare, do ta keni përkrahjen nga fondacioni ynë dhe duart e shqiptarëve gjithmonë. Zoti ju bekoftë! Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labinot Tahiri në Facebook.
Historia e Grave të Krushës u rivu në pah sivjet me publikimin e filmit “Zgjoi”, i cili shënoi një sukses mbarëkombëtar duke fituar tri çmime në ‘Sundance Film Festival’. /Telegrafi/