Telegrafi

Labi me interpretim live të këngës “Kreshtat e Kosovës” për policinë në Jarinjë

Policia e Kosovës prej disa ditësh është duke qëndruar në veri për të monitoruar situatën që u krijua pas vënies së reciprocitetit për targat nga Serbia.

Kjo situatë po ashtu ka nxitur reagime të shumta edhe nga liderët politikë e fytyrat publike.

Pas deklaratës së dhënë ditë më parë se do t’ua shtrojë një darkë me ‘qengja e muzikë’ kur të përfundojnë operacionet, këngëtari Labinot Tahiri ka bërë një tjetër postim dedikuar policisë së Kosovës.

Labi (Foto: Instagram)

Derisa ndodhet nëpër Evropë, Labi ka interpretuar live këngën ‘Kreshtat e Kosovës’ dhe theksoi se shkon për policinë në Jarinjë.

Lexo po ashtu Labi u premton ‘qengja e muzikë’ pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që ndodhen në veri

“Kur ka kush me e dëgjua zërin tim në këto momente, edhe zëri më shkon tani. Një këngë për ata djem atje në Jarinjë. Polici e dashur Zoti ju ruajt”.

“Djema kënaquni me këtë këngë”, ka shkruar sipër postimit artisti i mirënjohur.

 

Ylli nga Ferizaj ndërkaq po rikthehet me performanca live nëpër Evropë pas thuajse dy vitesh. /Telegrafi/