Site icon Telegrafi

Labi hedh dyshime se situata alarmante e COVID-19 po bëhet me qëllim shpërqendrimin e popullatës nga proceset politike

Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri vazhdon edhe më tej të jetë i përfolur në lidhje me qëndrimin e tij ndaj virusit më aktual në botë, COVID-19.

Kësaj here ai u shpreh në rrjetin social Facebook, ku shkroi se vazhdon të mbetet i çuditur me numrin e madh të rasteve që lajmërohen në Kosovë, e që duket të jenë paralele me shtetet me numër shumë herë më të madh të popullësisë.

Tutje ai ka shkruar që mund edhe të ketë ndonjë virus nga ku mund të mbetet i infektuar edhe ai personalisht, mirëpo sido që të jetë shprehet se nuk do të shqetësojë fansat e tij, pasi qëllimi i tij primar është të japë motiv.

Labinot Tahiri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, i njëjti nuk e përjashton mundësinë dhe hedh dyshime mbi situatën aktuale, duke supozuar një prapavijë tjetër siç është ajo e largimit të vëmendjes nga proceset e rëndësishme politike në vend, si dialogu Kosovë-Serbi apo Asocioacioni i Komunave Serbe.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Përshendetje!

Unë edhe mund të gaboj të dashur qytetarë, edhe mund ta kuptoj që ka ndonjë virus, por si ka mundesi qê virusi atje ku e kishte zanafillen mbetet me aq popull 1 Milardë e më shumë vvetem me katër raste, ndersa në Ferizaj me 170-78 raste dhe në tërë kosovën me mbi 200 mijë raste, pastaj 30 raste të sheruara!

Pasha besën, diqka e madhe do të ndodh dhe këtu mund të ketë qellime të mdhaja që popullata nuk mund ti kuptoj kurrë, ndoshta dhe marrveshja Kosovë Serbi, e duhet dyqysh me e shperla trurin duke e shikuar veten dhe familjen e mos me u marrê me Veri apo Asociacion Komumash..!
Pastaj ata që dalin negativ ose pozitiv, pse me i tregu rastet në popull tu e dit që e traumatizoni popullin kjo më brengos, se sikur ta kishin pasur Sidën( Virusin Hiv) kurr nuk i kishin treguar rezultatet.

Po pres ndoshta më kap dhe mua , ama nuk do ju shqetsojë, se qellimi im është tê japim motiv e jo zhgënjim siq kemi çdo ditë në vendin tonë.

Respekt maximal për mjekët që ballafaqohen siq e di qe janë ballafaquar me leoukemi ku jemi takuar me dhjetra here me ato veshtersi!

Veq lexoni titujt dhe mendojeni vet. E pa kapshme kjo situatë!

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labinot Tahiri në Facebook. /Telegrafi/

Foto: Labinot Tahiri/Facebook
Exit mobile version