Labinot Tahiri ka reaguar rreth deklaratës së Daut Haradinajt në lidhje me ndalimin e vëllait të tij Ramushit në Francë.
Këngëtari i ka dalë në mbrojtje Haradinajt, duke shtuar që nuk duhet të merren shumë se çka thotë Serbia e cila po i cilëson si kërcënuese deklaratat e Daut Haradinajt.
Kandidati i AKR-së për kryetar të Ferizajt në këtë shkrim ka shtuar se edhe pse nuk ka pas mundësi të jetë ushtarë i ndonjërit nga komandantët apo gjeneralët e UÇK-së, megjithatë do të jetë ushtarë i Kosovës dhe i trojeve të veta në formën të cilën e kërkon koha.
Më poshtë e keni shkrimin e plotë të Labit:
Vendi ku ne kohen moderne po i behet amin Serbisë!!
Mos u merrni me deklarata te Vuqiqit, injoroni ato.
O bashk-gjaku im, mos i rritni fort mizat për ti ba bualll!
Atë deklaratë të cilat i quan Serbia Kercnime të Daut Haradinajt, ato nuk ka pse i thot Vuqiqi, Daqici, apo Miliqi apo Piliqi.
Nuk e tha Gjeneralo, se ne shqiptarët do ti largojmë Serbet ne Kosova asnjëherë edhe pse duhet te kërkojnë falje për shkak atyre padrejtësive që i’a shkaktuan Shqiptarëve! Jo, jo, nuk e kishte atë mendim, Gjeneral Daut Haradinaj, e foli drejtësinë dhe atë drejtësi e miratoj edhe unë edhe plot të tjerë edhe pse nuk pata fatin të jem ushtarë i ndonjërit nga komandantët apo gjeneralët e luftës se UÇK-së. Mjafton që jam dhe do jem Ushtarë i Kosovës dhe i trojeve të mia ne format të cilat i kërkon koha, por, edhe ne forma të ndryshme çka ka te bej me drejtësi jam për ta bërë Betimin.
Ne ketu po flasim për drejtesi!
Drejtesi nuk mund ta quajmë mbajtjen e Heroit tonë Ramush Haradinaj atje ne France që nesër ta dënoj Serbia, atëherë pra te gjithë le ti dënon Serbia jo vetëm një Haradinaj. prandaj e mbështes atë si do që ta quajnë të tjerët.
Ajo që po i ndodh Ramushit, u ka ndodh shumë heronjve te tjerë prandaj mos u merakosni nga deklaratat e tilla të Dautit Haradinaj sepse atij i flet zemra, e jo servilizmi.!