Moderatori i njohur i RTV 21 Labinot Gashi, është një prej personazheve publike më të preferuar të publikut shqiptar. Ai është i pranishëm çdo të dielë në ekran përmes emisionit të tij “1 kafe me Labin”.
Labi gëzon një miqësi të mirë me shumë emra të estradës, por më për zemër ka njërën prej tyre.
Ajo është këngëtarja Big Mama e cila njëkohësisht është edhe kolege e këngëtarit, pasi zhvillon të njejtin profesion në RTV 21 Maqedoni.
Ata kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, gjersa është Big Mama ajo e cila ngacmon më së shumti Labin, dhe e bën për të qeshur.
Së fundmi ata kanë qenë duke udhëtuar së bashku me makinë, teksa në një moment Labin e ka zënë gjumin në sediljen e pasme, pranë një krevati bebesh me “Hello Kitty”, që çuditërisht ndodhej aty.
E ky detaj nuk i ka shpëtuar këngëtares karizamtike Big Mama, e cila ka marrë menjëherë telefonin për ta fotografuar, dhe për ta publikuar më pas foton në rrjetet sociale.
“E vura në gjym Hallo Kittyn”, ka shkruar Bigi në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram Story.