Telegrafi

Labi falënderon fansat pas një performance muzikore

Këngëtari dhe deputeti Labinot Tahiri vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe në fushën politike, po aq sa edhe në atë të artit.

Së fundmi, ai ka mbajtur një koncert në një nga diskotekat e Ferizajit, ku salla ka qenë e mbushur plot.

Pas një performance të ndezur, Labi ka vendosur të ndajë me fansat në rrjetet sociale një video nga atmosfera e koncertit.

Lexo po ashtu "Braktisën" artin për politikën! Artistët e Kuvendit rrëfejnë se sa po e shijojnë karrigen e deputetit dhe a do i riktheheshin artit?

Ndërsa në mbishkrimin e fotografisë, ai ka falënderuar të gjithë të pranishmit, duke treguar se kjo është fuqia e tij, të bërit muzikë për të argëtuar njerëzit.

“Ferizaji im, faleminderit shumë për respektin dhe pritjen që çdoherë ma bëni me shumë dashuri. Faleminderit shumë publikut që ishin nga qytetet tona. Ky është zëri im, me tendera nuk di të punoj!”.

“Kurdo që mundem e ndaj karrierën time me këta shpirtra që më duan. Në politikë jam për procese më të mëdha për popullin dhe vendin tonë”, ka shkruar Labi në postimin e tij.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i këngëtarit Labi mbetet balada “Paramendo”, të cilën ai e publikoi vitin e kaluar. /Telegrafi/