Pas publikimit në media të rastit të familjes se Teuta Krasniqit nga qyteti i Pejës, e cila jeton në kushte rë renda me pesë fëmijët e saj jetim, këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri ka kërkuar solidarizimin e shqiptarëve për ta ndihmuar këtë familje që të bëhet me vendbanim.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Labitnot Tahirit:
“Shokë, dashamirë dhe qytetarë të nderuar! Adnan Hyseni nga Peja njeherit dhe bashkpuntor i yni ka marrë përsipër që t’a gjejë banesën atje në Pej për 5 jetimët! Neve nuk na mbetët gjë tjetër të japim donacione me aq mundesi sa kemi dhe nesër të bëhet më e lumtur kjo familje duke jetuar e qetë në banesen e tyre! Nga mbrëmja ime sonte që do këndoj ne Qytetin e Pejës do ti dhuroj 500 euro me qëllim që të gjithë të dhurojmë për këtë familje! Të nderuarë Pejan dhe të gjithë ata që do jeni sonte në mbrëmjen time! Ju lus të mobilizohemi dhe të i’a ndalim lotët asaj nane. Një banesë për këtë familje munde të kushton 25deri 30.000 euro por urojme që më lirë të kushtoj.! Që tani mund të dërgoni paratë në emrin e vëllaut tim Milot Tahiri Ferizaj! 0037744650999 Vester Union! Zoti ju bekoftë”./Telegrafi/