Telegrafi

Labi edhe si ‘muzikant’ nëpër dasma (Video)

Moderatori i njohur Labinot Gashi përveç televizionit, ka shtrirë aktivitetin e tij di pjesëmarrës edhe në organizime të ndryshme.

Nuk janë të pakta rastet kur ai është paraqitur edhe si udhëheqës i dasmave, siç kishte bërë në dasmën e çiftit të famshëm Nora Istrefi dhe Robert Berisha.

Duket se në dasma shqiptare, ai di mjaft mirë që krijojë atmosferë, veçanërisht kur ndodhet pranë miqve të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga menaxheri Avni Selimi, Labi shfaqet me klarinetë duke improvizuar si muzikant, gjersa pranë tij gjendet këngëtarja Kaltrina Selimi duke vallëzuar.

Atmosfera e krijuar, duket të ketë bërë për vete dasmorët, përderisa shihej se kishte shumë disponim tek të pranishmit. /Telegrafi/

b