Site icon Telegrafi

Labi e mbajti fjalën, solli paratë në Hasanbeg (Foto)

Këngëtari i njohur nga Kosova, Labinot Tahiri i cili nuk ka hezituar edhe kësaj radhe të ndihmojë familjet e prekura nga vërshimet që ndodhën para dy jave në rrethinën e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ashtu siç edhe paralajmëroi më herët vetë këngëtari për tubimin e 10 mijë eurove, Labi me shumë përgjegjësi edhe e mbajti fjalën. Ai tuboi 11.500 euro dhe për për çdo familje nga 76 gjithsej, ka dhuruar nga 150 euro, ku edhe vet ishte prezent në Hasanbeg. /Telegrafi/

Exit mobile version