Site icon Telegrafi

Labi dhuron sërish 5000 euro për fondin e Ushtrisë së Kosovës

Foto: Facebook

Ai është njëri nga këngëtarët më të dashur për publikun, ndonëse ka një karrierë të bujshme artistike.

Bëhet fjalë për artistin nga Ferizaj, Labinot Tahiri – Labi, i cili njëherësh shquhet edhe për anën humane.

Të shumta kanë qenë rastet që ka kontribuar e po ashtu u ka dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.

I njëjti së fundmi ka njoftuar se do të vazhdojë me mbrëmje muzikore në disa vende brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Labinot Tahiri

Nga këto mbrëmje, Labi thekson se do t’i dhurojë sërish 5000 euro për fondin e Ushtrisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Mirëdita shqiptar qeveri e Kosovës dhe klasa politike e shqiptarêve kah do që ju qeverisni e jeni nëpër institucione.

E dim mirë që rrethanat në kētë vendin tonë mund të na ndryshojnë por, bindjen dhe dashurinë për vendin nuk ka shancë dhe nuk mundet e po ashtu nuk është e drejtë të na e manipulojë askush. Ne jemi të vetëdishëm si shqiptar se si funksionon kombi ynë dhe pa dallime partiake ju lus të fukosohemi në atdhe.

Tani mbrēmjet e mia të radhës janë nē Oslo, Londër Kosovë dhe Tiranē, dhe nga këto mbrëmje që do të këndojë për festën e flamurit Kombëtar, me krenarinē më të madhe si shqiptar i trojeve tona i dhuroj sërish edhe 5000€ për buxhetin( fondin) e ushtrisë së Kosovës.

I lus të gjithë shqiptarët pa dallime partiake të dhurojnë sa të mundeni sepse një ditë do t’a kemi nevojën për ushtrinë edhe më tē fortë.

Këto para do t’i deponoj me date 28 nentor. Ndoshta janë pak, por një ditë bëhen më shumë.

Zoti e bekoftë kombin tonë shqiptar.

Labi Kosovë e Shqipërisë”. /Telegrafi/

Labinot Tahiri (Foto: Facebook)
Exit mobile version