Telegrafi

Labi dhe Skerdi publikojnë këngën e re “Gabove”

Foto: Skerdi/YouTube

Këngëtari Labinot Tahiri dhe reperi Skerdi kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Gabove” titullohet kënga e tyre e re, e cila është një baladë.

Muzika është realizuar nga Shkumbin Nebihu, gjersa tekstin e kanë shkruar Skerdi, Bini Diez dhe Labi.

Foto: Skerdi/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet tematikës së këngës.

Ana vizuale i është besuar produksionit Jaydee.

Labi dhe Skerdi janë shumë produktivë në aspektin e prurjeve të reja muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga ana e publikut. /Telegrafi/