Këngëtarët e njohur të skenës shqiptare, Labinot Tahiri dhe Skerdi Ago, këtë javë publikojnë këngën e re.
Kjo u bë e ditur përmes postimeve që kanë publikuar në rrjetet sociale, duke ndarë edhe pjesë nga klipi i tyre i ri njëherësh bashkëpunimi i parë i dyshes.
Ka qenë reperi nga Shqipëria ai i cili ka ndarë një pjesë të videoklipit në Instagram, me ç’rast zbuloi se projekti lansohet të premten.
“Të premtën në ora 16:00 publikohet balada “Gabove” me të madhin Labinot Tahiri”, ka shkruar Skerdi krahas videos.
Muzikën e kësaj balade e ka realizuar Bini Nebihu ndërkaq videoklipin e punoi Jayde.
Në anën tjetër, edhe Labi ndau në Instagram disa nga prapaskenat e xhirimeve të klipit me përshkrimin, “Paralajmërim për hitin e radhës. Dje gjatë xhirimeve të klipit të ri ku së shpejti do ta keni nëpër tv tuaja dhe këngën në zemrat e juaja. Dueti i radhës me super këngëtarin dhe talentin e shumë hiteve që iu ka realizuar emrave të estradës Skerdi. Muzika Binidiez dhe Skerdi! Tani do të keni çdo 3 javë nga një këngë me klipe bile keni çka shihni dhe dëgjoni”.
Kënga besohet se do të mirëpritet nga publiku marrë parasysh fansat e shumtë të dy artistëve. /Telegrafi/