Telegrafi

Labi dhe Qëndresa, si ‘babadimri’ me ‘nënadimëreshën’ në imazhet e fundvitit (Foto)

Moderatori i njohur Labinot Gashi, dhe bashkëshortja e tij Qëndresa Bajrami bënë bujë në media gjatë këtij viti me martesën e tyre.

Ata i dhanë fund beqarisë më 16 tetor, ndërsa në vitin 2018 presin që të bëhen prindër për herë të parë.

Atmosfera e festave duket se ka prekur çiftin e njohur, të cilët këtë fundvit kanë vendosur të bëhen më festivë se asnjëherë tjetër.

Në disa imazhe që Labi ka ndarë me fansat në rrjetet sociale, ai shfaqet bashkë me Qendresën në ambientin e tyre të shtëpisë, e cila duket të jetë dekoruar me shije për fundvit.

E veçanta e fotove është se që të dy kishin vendosur të visheshin me kostume, përkatësisht Labi si ‘babadimër’ dhe Qëndresa si ‘nënadimëreshë’.

Çifti janë komplimentuar shumë nga fansat për këto imazhe të veçanta, të publikuara në rrjetet sociale. /Telegrafi/