Dasma e tyre bëri shumë bujë në media këtë vit.
Moderatori i njohur Labinot Gashi dhe partnerja e tij Qëndresa Bajrami i dhanë fund martesës më datë 16 tetor të këtij viti.
Menjëherë pas dasmës Labi u nis drejt Dubait ku xhiroi disa prej episodeve të reja të emisionit “1 kafe me Labin”, ndërsa mbeti i çuditshëm fakti se pse çifti ende s’kishin nisur pushimet.
Megjithatë, duket se muajin e mjaltit, çifti e kanë rezervuar për në nëntor.
Ka qenë Labi ai i cili e ka bërë të ditur këtë gjë përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, ku shfaqet së bashku me Qëndresën pranë bregdetit.
Çifti duket të kenë kaluar momente të ëmbla së bashku nën shoqërinë e njëri-tjetrit, gjersa nuk kanë bërë të ditur destinacionin në të cilin ndodhen. /Telegrafi/