Site icon Telegrafi

Labi dhe Arilena rrëmbejnë kupën në “Dance with me” (Foto)

Ka përfunduar edhe nata e tretë e spektaklit “Dance with me”.

Edhe pse performuan të fundit, Labinot Gashi dhe Arilena Ara arritën fitoren e kësaj mbrëmje, transmeton Telegrafi.

Dyshja rrëmbyen kupën nga Roza dhe Stine, të cilët triumfuan javën e kaluar.

Si çdo mbrëmje tjetër, edhe këtë herë në spektakël, veç koreografive interesante, nuk munguan as humori dhe batutat.

Madje mes buzeqeshjeve pati edhe kunja mes Albërie Hadërgjonaj dhe Robert Alia.

Sipas këtij të fundit Albëria ka përgojuar pas krahëve dhe kjo është arsyeja që nuk mund të marrë më shumë pikë.

Si gjithmonë Alketa është aty për të ulur gjakrat duke vazhduar me spektaklin, i cili për momentin është nga më të ndjekurit në ekranin shqiptar. /Telegrafi/



Exit mobile version