Telegrafi

Labi dhe Anxhela do të vijnë me duet

(Foto: Screenshot/Instagram)

Labinot Tahiri dhe Anxhela Peristeri janë në përgatitje të bashkëpunimit muzikor, të cilin do ta sjellin në një të ardhme të afërme.

Lajmin e kanë bërë të dy artistët përmes profileve respektive në rrjetet sociale.

Kënga është një baladë që mban titullin “U deshtëm” dhe do të vijë e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistët kanë shpërndarë një pjesë të videos muzikore për t’i paralajmëruar fansat e tyre se çfarë të presin.

“U deshtëm” është realizim i kantautorit Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e ka shkruar Olti Curri. /Telegrafi/