Site icon Telegrafi

Labi dhe 2 Ton anulojnë publikimin e këngës së re shkaku i tre të rinjve që humbën jetën në Han të Elezit

Labi dhe 2 Ton (Foto: 2 Ton/Instagram)

Këngëtari Labinot Tahiri dhe reperi i njohur 2 Ton kishin planifikuar që dje (e premte) të publikonin projektin e tyre më të ri muzikor.

Mirëpo ashtu siç ishte paralajmëruar, ky bashkëpunim nuk u publikua, e krejt kjo ndodhi për shkak të një ngjarje tragjike që ndodhi pikërisht dje.

Bëhet fjalë për tre djem të rinj, të cilët kanë humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku dje në Han të Elezit.

Labi dhe 2 Ton (Foto: 2 Ton/Instagram)

Ka qenë këngëtari Labi ai i cili ka bërë të ditur se kënga nuk do të publikohet, gjersa më pas të njëjtin postim e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe 2 Ton.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“I dashur publik, ju e dini që unë dhe 2Ton kemi pasur ta lansojmë këngën e re, por për shkak të një rasti i cili ka ndodhur mbrëmë në rrugën për në Hanin e Elezit, ku si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre të rinj, nuk duam ta lansojmë klipin për shkak se familjet kanë mërzi të madhe”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Foto: 2 Ton/InstaStory

Teksa kanë anuluar për momentin publikimin e këngës, dyshja nuk kanë bërë të ditur ndonjë datë të saktë se kur do ta publikojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version