Kjo ditë është më se e veçantë për moderatorin Labinot Gashi dhe bashkëshorten e tij, Qëndresa Bajrami.
Kjo, pasi vajza e tyre e vogël, Rroa, sot (e shtunë) feston njëvjetorin e lindjes së saj.
Me këtë rast, moderatori i njohur vendosi që të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej bashkë gruan dhe vajzën e tij.
Në përshkrimin e fotografisë, Labi nuk hezitoi të bëjë një dedikim prekës për më të voglën e tij, ndërsa e falënderoi tej mase edhe bashkëshorten për kujdesin e treguar.
“21.12.2018 ora 11:50 Bekimi im, jeta ime sot 1 vjet ma jepe epitetin e te qenurit Baba, jam Babi ma i lumtur ne bote qe kam nje vajze si ti! Rroa ime urime ditelindjen e pare festofsh gjithemone me shendet e me gjitha te mirat e Zotit. Qendresa faleminderit per gjdo gje ne kete jete e me fal ti edhe Rroa qe nuk kam qene gjdo minute e ore afer jush.
Kjo eshte Engjellusha e Babit vet! Rroa ju pershendet te gjitheve me ditelindjen e pare”, ka shkruar Labinto Gashi në Instagram. /Telegrafi/