Telegrafi

Labi dedikim emocionues bashkëshortes për ditëlindje

Foto: Labinot Gashi/Instagram

Prezantuesi Labinot Gashi vazhdon të mbetet një prej figurave më të pëlqyera të ekrani, sa i përket emisioneve rozë.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Labi ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të tijën dhe bashkëshortes, përmes së cilës ka uruar këtë të fundit për ditëlindje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai i ka dedikuar asaj disa rreshta emocionues, duke ia vënë gjithnjë në dukje se mbetet dashuria e tij më e madhe.

“Per gruan e jetes sime: uroj ta dish se sa jam i lumtur qe jemi bashk, dhe bashk krijuam familjen tone. Jeta ka mjaft dite te bukura dhe jo shume te mira, ne kemi zgjedhur qe me dashurine e zemrave tona ti kalojm bashk tgjitha momentet e jetes, dhe ky bashkim me ben mua burr te mire per nje grua kaq te mire sa ti je. Urime mami i Rroas. Te dua, HBD “, janë fjalët e Labit për bashkëshorten.

Përndryshe, Labi dhe Qëndresa u martuan në tetor të vitit 2017, dhe janë prindër të një vajze. /Telegrafi/