Telegrafi

Labi aktivizohet në muzikë, po sjell së shpejti album të ri

Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Labinot Tahiri ka kohë që aktivitetet e tij i kishte më shumë të përqendruara në politikë.

Ai gëzon një nga ulëset e deputetit në Kuvendin e Kosovës, pozitë kjo e cila i ka mundësuar shpesh që të ngritë zërin për çështje të ndryshme politike në vend.

Mirëpo viti 2019 duket se do të jetë mjaft intensiv për të edhe në muzikë, kjo pasi ai i është futur punës për realizimin e një projekti të madh muzikor.

Labinot Tahiri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Bëhet fjalë për një album, të cilin e paralajmëroi përmes një postimi në InstaStory.

Ai ka publikuar një fotografi me tekstshkruesin e njohur, Avni Qahili, duke treguar se ai do të mbajë autorësinë e shumë prej këngëve të tij të reja të albumit, ndërsa pjesë e tij janë edhe shumë kompozitorë të tjerë.

Foto: Labinot Tahiri/InstaStory

“Me njeriun e mega hiteve, Avni Qahili. Albumi total e me ja u kënaqë veshtë dhe zemrën me këngët tona dhe të tjerëve kompozitorëve! Virus, Nertil, Kristi Pasha, Fatmir Muja etj”, ka shkruar Tahiri në InstaStory.

Përveç politikës dhe muzikës, Labinot Tahiri është i përqendruar edhe në aktivitetet humanitare. /Telegrafi/

Labinot Tahiri (Foto: RTV Dukagjini)