I sapo inkuadruari në Lëvizjen Besa, Arben Labënishti, mbrëmë në emisionin ‘Arena’ në Tv Shenja ka folur për politikat e Lëvizjes Besa nëse e fiton pushtetin, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Lëvizja Besa besoj që ka kuadrin e saj të kompletuar. Me fitoren dhe futjen e saj në Parlament me sasi të nevojshme të deputetëve do të rezistojë dhe unë mendoj që do të gjej mekanizma që ne të hapim rrugën e zbatimit të programit të tij politik të ridefinimit. Logjikisht kjo nuk do të ndodh brenda natës por nuk do të jetë njejtë si ajo që ka ndodhur me partitë politike shqiptare” tha mes tjerash Arben Labënishti./Telegrafi/