Site icon Telegrafi

Labi po vuan nga gurët në veshka (Foto)

Këngëtari Labinot Tahiri i shndërruar tashmë në deputet, edhe pse vazhdimisht po merret me politikë, duket se ai nuk e ka harruar muzikën.

Madje, Labi së fundmi ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, se ka shkuar në Shkup për xhirimet e klipit të baladës së tij më re.

Por, jo gjithçka ka shkuar edhe aq mirë, kjo pasi këngëtari po përballet me një problem shëndetësor.

Lexo po ashtu Ramush Haradinaj takohet me Labinot Tahirin (Foto)

Statusin e tij të publikuar në InstaStory, ai e nisë me një “Mirëmëngjesi” nga dhimbjet e natës, të cilat ia kanë shkaktuar gurët në veshka.

Ai uron që Zoti t’i ndihmojë ta tejkalojë këtë dhimbje, ndërsa cek se dhimbjet e tilla nuk do ta ndalojnë t’i përfundojë xhirimet e klipit, pasi dëshiron që sa më parë t’ua rezervojë publikut baladën e tij më të re. /Telegrafi/

Exit mobile version