Site icon Telegrafi

La veturën për ta hapur derën e oborrit, hajni shfrytëzon rastin dhe ia vjedh automjetin britanikut – gjithçka ndodhë brenda 10 sekondave

Ky është momenti kur një hajn i guximshëm arrin ta vjedhë veturën luksoze para “hundës” së pronarit, dhe atë për më pak se 10 sekonda.

Kamera e sigurisë shfaqin pronarin e Nissan X-Trail N-Trek që kushton mbi 50 mijë euro – duke e lënë veturën e tij për ta hapur derën e oborrit të shtëpisë në Sheffield të Anglisë.

Por shoferi nuk ishte në dijeni se prapa tij ndalet hajni me një Citroen të kuq, dhe pa u menduar dy herë futet brenda dhe largohet me shpejtësi.

Gjithçka ndodhë brenda 10 sekonda, mjaftueshëm që hajni të largohet me veturën e pronarit që u shpërqendrua duke hapur derën e oborrit.

E nga policia britanike kanë bërë të ditur se vjedhje të ngjashme po ndodhin shumë në Britani, ku hajnat po përdorin teknologji të avancuar për të hapur dyert e veturave dhe për ta ndezur motorin. /Telegrafi/

Exit mobile version