Telegrafi

E larguar prej dy vitesh nga muzika, martohet ish-këngëtarja Valza Zhegrova

Foto: Valza Zhegrova/Instagram

Këngëtarja Valza Zhegrova, e cila pati një start shumë të mirë në muzikë, ka tash e sa kohë që është tërhequr prej saj.

E arsyet për këtë duken të qarta – kjo pasi ajo i është përkushtuar më shumë jetës private.

Këto ditë Valza madje ka kurorëzuar edhe dashurinë e saj me martesë, me avokatin Nazmi Vërtopi.

Foto: Valza Zhegrova/Instagram

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku çifti shihen tejet të lumtur teksa pozojnë si nuse dhe dhëndër.

Valza pati një karrierë të shkurtër, por mjaft intensive në muzikë me publikimi ne disa projekteve muzikore, ku ndër to më shumë spikatu dueti i saj me Kanitën, i titulluar “Hala”.

Foto: Valza Zhegrova/Instagram

Ish-këngëtarja, e cila njëherësh është motra e futbollistit të njohur Edon Zhegrova, nuk e ka bërë të ditur nëse ka në plan t’i rikthehet sërish muzikës në një të ardhme. /Telegrafi/

Foto: Valza Zhegrova/Instagram

 

Foto: Valza Zhegrova/Instagram