Dy ndeshjet e ardhshme në La Liga Santander dhe La Liga SmartBank janë pezulluar për shkak të coronavirusit dhe kjo mund të ketë pasoja të rëndësishme ekonomike për futbollin spanjoll.
Janë bërë 27 javë të luajtura radhazi në La Liga dhe 31 në nivelin e dytë, që do të thotë se ato liga kanë akoma nga 11 ndeshje secila për të luajtur.
Nëse pezullimi vazhdon për më gjatë dhe nëse sezoni nuk do të përfundojë, atëherë mund të ketë rreth 700 milionë euro humbje.
La Liga ka vlerësuar se mund të ketë 494 milionë euro humbje në lidhje me të ardhurat e TV-së për La Liga Santander, 78.1 milionë euro nga biletat sezonale dhe 38.8 milionë euro që lidhen me biletat e ditës së ndeshjes.
Kjo është një shifër që gjithsej shkon në 610.9 milionë euro.
Për La Liga SmartBank apo niveli i dytë i futbollit spanjoll, numrat ekuivalentë janë 55 milionë euro – 9,9 milionë euro nga biletat sezonale dhe 2.6 milionë euro për biletat e ditës së ndeshjes për një total prej 67.5 milionë eurosh.
Si e tillë, mund të ketë një përmbledhje totale prej 678.4 milionë euro për dy divizionet kryesore të Spanjës, nëse sezoni 2019/20 nuk mund të përfundojë. /Telegrafi/