Site icon Telegrafi

La Liga i thotë Barcelonës së janë 200 milionë euro larg kufirit të pagave

Barcelona kohët e fundit kishte pohuar se ishin afër përshtatjes së kufirit të pagave për verë, por La Liga e ka kundërshtuar këtë informacion.

Blaugranët kohët e fundit pohuan në një konferencë për shtyp se u mungonin vetëm 20-30 milionë euro për të përshtatur kufirin e pagave për sezonin e ardhshëm, me largimet e Antoine Griezmann dhe Gerard Pique duke hequr rreth 90 milionë euro nga fatura e tyre e pagave.

Megjithatë, në një konferencë të La Ligës, Javier Gomez dhe Presidenti Javier Tebas kanë riafirmuar pikëpamjen e tyre se Barcelona duhet të plotësojë një deficit prej 200 milionë euro.

Lexo po ashtu Ajo çfarë po bën Real Madridi aktualisht për Barcelonën, nuk ka ndodhur që nga ekzistimi i dy klubeve

“Bilanci prej 200 milionë eurosh është me informacionin e dhënë nga vetë Barcelona. Vetë presidenti Laporta foli për humbjet. Shpenzimet e stafit, humbjet nga COVID-19 të cilat nuk janë llogaritur”, ka thënë Tebas.

“470 milionë euro që tha Mateu Alemany përputhen me koston e skuadrës sportive të ekipit të parë”, vazhdoi Gomez.

Lexo po ashtu Për t'i ikur dëshmisë, Enriquez Negreira thotë se vuan nga Alzheimeri

“Shto 108 milionë personel të paregjistruar, shpenzime e të tjera dhe del se mungojnë më shumë se 200 milionë euro. Dhe ne nuk i numërojmë më Griezmann dhe Piquen, ata tashmë janë të llogaritur jashtë asaj shume”.

Dallimi midis të dyja palëve është mjaft i qartë. La Liga duket se nuk ka hequr një shumë të konsiderueshme të kostos për largimet e Griezmann dhe Pique, por po ashtu sipas La Ligas, Barcelona nuk ka përfshirë në lista personel të paregjistruar. /Telegrafi/

Exit mobile version