Drejtuesit e La Ligas i janë përgjigjur menjëherë letrës zyrtare të kampit të Lionel Messit në lidhje me klauzolën e tij prej 700 milionë eurosh te Barcelona.
Gjatë ditës së sotme (e premte) kampit i Messit, i përfaqësuar nga babai i tij Jorge i kanë dërguar një letrës La Ligas.
Ata i kanë treguar atyre se klauzola prej 700 milionë eurosh nuk ekziston në kontratën e sulmuesit dhe Messi mund të largohet si lojtar i lirë.
Megjithatë, La Liga iu përgjigj menjëherë komentit nga Jorge Messi me një deklaratë tjetër.
Ata mohuan kategorikisht atë që ka shkruar Jorge në letër dhe konfirmuar se klauzola e lojtarit ekziston ende dhe është e vlefshme.
“Klauzola e lirimit prej 700 milionë euro ekziston dhe është absolutisht e vlefshme, interpretimi i tyre i kontratës është i hequr nga konteksti dhe larg fjalës së njëjtë”, thuhet në letrën e La Ligas.
Ndryshe, Messi kërkohet me ngulm nga klube si Manchester City, Interi dhe PSG, ndërsa Barcelona shpreson që ai të mbetet në Camp Nou. /Telegrafi/
La Liga against Leo Messi and his father – side with Barcelona: “The €700m clause is absolutely valid”. 🚨 #FCB #Barcelona #Messi pic.twitter.com/8ZbaoZtR3B
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 4, 2020