Kryesia e La Ligës njoftoi kufizime të reja pagash për klubet spanjolle pas përfundimit të afatit kalimtar dimëror dhe sërish Barcelona kaloi më të keqen.
Vetëm një vit më parë, Barcelona mund të shpenzonte 648 milionë euro për paga, këtë verë ajo u ul në 270 milionë, ndërsa nga dje është vetëm 204 milionë euro.
Barcelona prej vitesh ka probleme të mëdha financiare, ndaj pritet kjo rënie në kufijtë e buxhetit të pagave.
Megjithatë, tifozët e Barcelonës janë të zemëruar kryesisht sepse Real Madrid mund të shpenzojë gjysmë miliardë më shumë për paga të futbollistëve.
Buxheti i pagave të Los Blancos nuk ka ndryshuar në krahasim me fillimin e sezonit dhe arrin në 727 milionë euro brenda vitit.
Përpara Barcelonës në mundësinë e shpenzimit të parave është Atletico Madrid, kufiri i të cilit është rritur nga 296 në 303 milionë euro.
Girona mund të shpenzojë vetëm 52 milionë euro për paga, dhe Deportivo Alaves mund të shpenzojë më pak (31 milionë euro).
Në rregullat e ligës spanjolle në lidhje me kufijtë e buxhetit të pagave, thuhet se Barcelona mund të shpenzojë më shumë para nëse rrit të ardhurat, dhe 50 për qind e parave nga këto të ardhura mund të shpenzohen për paga, kështu që drejtuesit e Barcelonës kanë një verë të re plot shqetësimet dhe matematika. /Telegrafi/