Telegrafi

La Liga lëshoi perden për sezonin 2020/21: Gjithçka çfarë ndodhi në xhiron e fundit nga kampioni, tek ekipet që luajnë në Evropë dhe ato që bie nga elita

Edhe pse kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar të dielën, La Liga ka prerë të gjitha biletat sa i përket sezonit 2020/21, me Atletico Madridin që doli kampion dhe ekipet pjesmarrëse në Evropë që tashmë dihet, sikurse dhe ato që bien direkt nga divizioni i parë në të dytin.

Atlético Madrid ishte duke humbur ndaj Valladolid, por u kthye dhe fitoi. Njëjtë bëri edhe Real Madridi që u kthye me Villarrealin në momentet e fundit.

Skuadra e Cholo Simeones fitoi La Liga me 86 pikë, 2 më shumë se Los Blancos, që janë nënkampionë, në një kampionat që nuk do të harrohet për shkak të emocioneve që u përjetuar deri në sekondën e fundit.

Barcelona që fitoi e mbylli e treta kampionatin, duke mos pasur rëndësi se si do të mbyllet ndeshje Sevilla-Alavés e së dielës. Të  besuarit e Lopeteguit, janë të katërtit, dhe do të shoqërojnë tre të parat në Ligën e Kampionëve.

Real Sociedad dhe Betis janë skuadra që do të luajnë në Ligën e Evropës, ndërsa Villarreali që përfundoi i shtati dhe do të luajë Conference League … por nuk mundin Manchester United të mërkurën, do tua mundësojë atyre të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Elche shpëtoi duke fituar dhe duke përfituar nga barazimi i Huescas, të cilët zbritën së bashku me Valladolid dhe Eibar, në La Liga 2. /Telegrafi/

 

Standings provided by SofaScore LiveScore