Edhe pse kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar të dielën, La Liga ka prerë të gjitha biletat sa i përket sezonit 2020/21, me Atletico Madridin që doli kampion dhe ekipet pjesmarrëse në Evropë që tashmë dihet, sikurse dhe ato që bien direkt nga divizioni i parë në të dytin.
Atlético Madrid ishte duke humbur ndaj Valladolid, por u kthye dhe fitoi. Njëjtë bëri edhe Real Madridi që u kthye me Villarrealin në momentet e fundit.
Skuadra e Cholo Simeones fitoi La Liga me 86 pikë, 2 më shumë se Los Blancos, që janë nënkampionë, në një kampionat që nuk do të harrohet për shkak të emocioneve që u përjetuar deri në sekondën e fundit.
Barcelona që fitoi e mbylli e treta kampionatin, duke mos pasur rëndësi se si do të mbyllet ndeshje Sevilla-Alavés e së dielës. Të besuarit e Lopeteguit, janë të katërtit, dhe do të shoqërojnë tre të parat në Ligën e Kampionëve.
Real Sociedad dhe Betis janë skuadra që do të luajnë në Ligën e Evropës, ndërsa Villarreali që përfundoi i shtati dhe do të luajë Conference League … por nuk mundin Manchester United të mërkurën, do tua mundësojë atyre të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Elche shpëtoi duke fituar dhe duke përfituar nga barazimi i Huescas, të cilët zbritën së bashku me Valladolid dhe Eibar, në La Liga 2. /Telegrafi/