Telegrafi

La Liga del kundër FIFA-s për formatin e ri, ia kujton padinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

La Liga ka shprehur kundërshtimin e saj pasi FIFA miratoi planet për të zgjeruar Kampionatin Botëror në 48 ekipe nga formati aktual prej 32. Ndryshimet pritet të ndodhin në turneun e vitit 2026, që do të zhvillohet në Kanada, ShBA dhe Meksikë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili pritet të rizgjedhet të enjten, prezantoi ndryshimet para në kompeticion në një konferencë në Kigali të Ruandës.

“FIFA vazhdon keqpraktikën e saj të marrjes së vendimeve të njëanshme në kalendarin botëror të futbollit, duke treguar shpërfillje të plotë për rëndësinë e kampionateve kombëtare dhe komunitetin e futbollit në përgjithësi”, thuhet në reagimin e La Ligas.

Lexo po ashtu Miratohet formati i ri i ‘Kampionatit Botëror 2026’, data e finales dhe zgjerimi i Kupës së Botës për klube

Në vazhdim, thuhet se këto vendime nuk merren vetëm pa konsultim me klubet, ligat dhe lojtarët e tjerë. Ndryshimet shihen si të dëmshme për të gjithë të përfshirët, dhe në interesin e të paktëve në krye të futbollit, sesa të shumëve gjatë gjithë lojës.

“Prandaj, me këto masa, FIFA largohet nga objektivi i mbrojtjes së interesave të industrisë së futbollit, ku duhet të krijohet një mjedis ekuilibri mes futbollit kombëtar dhe atij ndërkombëtar për të mirën e futbollit në përgjithësi”, vazhdon reagimi i tyre.

Lexo po ashtu Revolucion nga FIFA: Kampionati Botëror i vitit 2026 do të ketë 104 ndeshje apo 40 përballje shtesë

Deklarata shtonë më tej se La Liga tashmë ka një çështje gjyqësore të hapur kundër FIFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, në lidhje me çështje të ngjashme që kanë të bëjnë me Kampionatin Botëror për Klube, dhe vendimet e njëanshme që merr FIFA.

Me siguri duket se problemet e mbingarkesës së ndeshjeve me të cilat përballet bota e futbollit në tërësi po zgjidhen më shpejt se sa vonë. Me një sërë garash që shtojnë numrin e lojërave, kërkesat për të gjithë sektorët e futbollit po bëhen të paqëndrueshme. /Telegrafi/