Fitorja e pestë me radha dhe vendi i parë në Konferencën e Perëndimit për Los Angeles Lakers, që duken të pandalshëm me dyshen Anthony Davis e LeBron James, me “yjet” e skuadrës kaliforniane që e mbyllin takimin gjithmonë me mbi 20 pikë.
Lakers fituan 103 – 96 në parketin e San Antonio Spurs. Sa u përket statistikave, LeBron e mbylli me “triple double”: 21 pikë, 13 asiste dhe 11 kërcime, ndërsa Davis me 25 pikë e 11 asiste.
Dy humbje radhazi për Houston Rockets e ndoshta dikush duhet t’i bjerë kambanës së alarmit. Skuadra teksane u dorëzua 129 – 100 në parketin e Miami Heat, por ajo që është më e frikshme lidhet me faktin se u ndëshkuan me plot 59 pikë brenda 16 minutave lojë, duke u shthurur totalisht në fazën mbrojtëse.
James Harden dhe Russell Westbrook përjetuan një mbrëmje të vështirë. “Mjekroshi” realizoi 29 pikë, ndërsa Westbroook e mbylli me 10 pikë.
Kawhi Leonard me 30 pikë në total ishte inspirues i Los Angeles Clippers në suksesin 105-94 ndaj Utah Jazz, që pavarësisht se kishin në përbërje një Donovan Mitchell në superforme, me 36 pikë të realizuara në “Stpales Center”, sërish nuk arritën ta shmangnin humbjen.
Vazhdon të dhurojë spektakël në këtë fillim sezoni të NBA, Luca Doncic, që udhëhoqi Dallas Mavericks në fitoren 111-131 në fushën e Cleveland Cavaliers.
Slloveni e mbylli takim me “triple double”, duke realizuar plot 29 pikë, 15 asiste dhe 14 kërcime. Më i miri për Cavs rezultoi Kevin Love po me 29 pikë.
Në dy takimet e tjera, Indiana Pacers fitoi 108-95 ndaj Chicago Bulls, ndërsa Neë York Nicks-Sacramento Kings u mbyll 92-113.