Kur je personazh i njohur, jeta private do të tërheqë gjithnjë vëmendjen si të mediave ashtu edhe të fansave. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtarin Devis Xherahu, i cili në vitin 2011 u nda nga bashkëshortja Paola Kondakçi pas 20 vitesh bashkë.
Vite më parë, pianistja dhe kompozitorja u përfshi në një sherr me të dashure aktuale të Devisit. Shkak u bë klipi i këngës :Akoma se besoj”, ku këngëtari dhe ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdani shfaqeshin në skena intime.
Ditën e sotme Xherahi dhe Mejdani ishte të ftuar te emisioni “Rudina” ku folën për lidhjen e tyre. Gjatë intervistës modelja u shpreh se në klipin e parë që kanë realizuar bashkë, ata të dy kanë qenë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin.
Madje Ertemiona shton se nuk e çonte ndërmend që të ndjente diçka për Devisin. “Ishim shumë të ftohtë tek videoklipi i parë. Unë nuk e çoja ndërmend të ndjeja diçka për Devisin sepse e konsideroja mik”, u shpreh ajo.
Më pas Devisisi shton se “qëlluan që të kishin karakter të përbashkët, ishte koiçidencë”. “Edhe pse kemi 17 vite diferencë, nuk e kemi ndjerë”, tha Ertemiona.
Gjatë kësaj interviste çifti foli edhe për planet për dasmë. “10-20 veta, një kurorëzim në kishë dhe pastaj avionit për muaj mjalti, kaq dua”, u shpreh Devisi. /Panorama/