Telegrafi

LA Galaxy destinacion i mundshëm për Dzekon

(Foto: Instagram/amradzeko)

Sipas njoftimeve në Bosnje e Hercegovinë, Edin Dzeko është pranë arritjes së marrëveshjes me LA Galaxy.

Gruaja e sulmuesit të Romës, Amra, ka një vajzë nga martesa e mëparshme, e cila jeton me çiftin në kryeqytetin italian.

Ndërsa, sipas Reprezentacija.ba, ajo tashmë ka zgjedhur një kolegj në Los Angeles për vitin e ardhshëm.

(Foto: Instagram/amradzeko)

Në bazë të këtij njoftimi, bashkëshortja e futbollistit ka një rol të rëndësishëm lidhur me vendimin për të ardhmen e tij.

Ajo ka jetuar në Los Angeles edhe në të kaluar, ku edhe ishte njoftuar me Dzekon, gjatë kohës sa ai luante për Manchester Cityn.

Sulmuesi ka kontratë me Romën deri në verën e vitit 2022, ashtu që e ardhmja e tij është mjaft e diskutuar. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/amradzeko)