Telegrafi

LA Clippers dhe Oklahoma shkëmbejnë lojtarët, Paul George rikthehet në vendlindje

Paul George. (Photo by Sarah Stier/Getty Images)

Një shkëmbim i bujshëm ka ndodhë në NBA mes dy skuadrave të Konferencës së Perëndimit.

Los Angeles Clippers dhe Oklahoma City Thunder kanë bërë një marrëveshje të madhe për shkëmbim lojtarësh.

Ylli më i madh deri më tani i Thunder, Paul George do të rikthehet në vendlindje dhe do të luaj për Clippers.

Ka qenë gazetari i njohur amerikan i specializuar për marrëveshjet në NBA, Adrian Wojnarowski që ka lajmëruar për këtë marrëveshje.

Në Thunder do të shkoj fundori Shai Gilgeous-Alexander, italiani Danilo Gallinari si dhe dy ‘picksa’.

Clippers kanë qenë të detyruar të marrin Paul George, pasi transferimi i tij ka qenë kërkesë e Kawhi Leonard.

Tani me George dhe Leonard në skuadër, Clippers bëhen ndër skuadrat favorite për ta fituar titullin në NBA. /Telegrafi/