Telegrafi

Kyrian Nwabueze braktis Dritën, zyrtarizohet te Laçi në Shqipëri

Kyrian Nwabueze ka gjetur menjëherë skuadër të re pas ndarjes me Dritën, ku qëndroi për gjashtë muaj.

Sulmuesi me nënshtetësi amerikane ka ‘firmosur’ me ekipin e Laçit në Shqipëri.

Bardhezinjtë e kanë transferuar ish-sulmuesin e Dritës për ta forcuar reparti sulmues në prag të ndeshjeve të Evropës.

Kjo pasi që klubi laçian do të luajë në Ligën e Evropës pas pezullimit të Flamurtarit dhe Skënderbeut nga UEFA.

26-vjeçari në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e skuadrës maqedonase të Pobedas, teksa në afatin e janarit, iu bashkua Dritës, ku shënoi shtatë gola.

Mësohet se ai kishte pas oferta nga disa klube të tjera në Kosovë, por që ka vendosur të zgjedh Laçin për shkak të pjesëmarrjes në garat evropiane. /Telegrafi/