Kylie Jenner vazhdon të publikojë fotografi që marrin pëlqime të shumta nga dhjetëra miliona fansat e saj në Instagram.
Në vitin e kaluar ishte femra më e përfolur në rrjetet sociale, ndërsa këtë vit dëshiron ta vulosë epitetin e saj si ‘Mbretëresha e Instagramit’ dhe ta lë nën hije madje edhe motrën e saj të famshme, Kim Kardashian.
Ajo ka ardhur me tri imazhe të reja, ku ka pozuar me të brendshme, ndërsa secila fotografi ka marrë mbi dy milionë pëlqime, teksa vazhdon të rritet numri i ndjekësve që i pëlqejnë ato.
Derisa në pjesën e sipërmes ka të veshur një bluzë të shkurtër, në pjesën e poshtme bukuroshja shfaqet vetëm me brekë. /Telegrafi/