Kylie Jenner duket se ka bërë një zbulim që mori vëmendjen e fansave.
26-vjeçarja e “Keeping Up With The Kardashian” i tregoi botës se mban partnerin e ri, Timothee Chalamet është në ekranin e celularit të saj.
Aktori i “Dune” shihet në fytyrë teksa mbështetet për të puthur në faqen e miliarderes.
Imazhi është shpërndarë në Instagram nga ElleMeksika.
Kylie është duke i rregulluar syzet e saj të diellit me iPhone-in e saj përballë kamerës që u pa nga të gjithë.
Për daljen, Kylie ishte e veshur me një bluzë të zezë dhe një mini-fund tërheqës me kristale teksa ishte ulur në rreshtin e parë në sfilatën e modës Prada gjatë Javës së Modës në Milano.
Jenner është duke shijuar romancwn me aktorin e “Beautiful Boy” që nga fillimi i këtij viti.
Kjo vjen edhe pasi ylli televiziv u pa duke u përqafuar me Chalamet. Dyshja u panë krah për krah në US Open në New York.
Takimi i tyre në US Open erdhi gati një javë pasi ata e publikuan romancën e tyre në koncertin e “Renaissance World Tour” të Beyonce në SoFi Stadium në Inglewood, Kaliforni.
Ata u panë duke u puthur në ulëset VIP në koncert përkrah yjeve, duke përfshirë Tom Holland , Zendaya, Justin dhe Hailey Bieber dhe motrat e Kylie, Kendall Jenner dhe Kim Kardashian.
Reperi Travis Scott , 32 vjeç, i cili ka djalin 19-muajsh Aire dhe vajzën 4-vjeçare Stormi me ish-partneren Kylie, ishte gjithashtu në koncert.
Kuptohet se romanca e Kylie me Timothee është e para e saj që kur u nda nga reperi i “Sicko Mode”, Travis në fund të vitit 2022. /Telegrafi/