Site icon Telegrafi

Kylie Jenner vlerëson të gjitha kostumet e saj të Halloween ndër vite

Kylie Jenner në videon e re në YouTube, shkëlqen me fotot e veshjeve të saj të vjetra të Halloween dhe i vlerëson ato nga 1-10.

Kylie po qëndron aktive këtë vit duke dhuruar përmbajtje të ndryshme për festa.

Në video ajo u shfaq me fustan ngjyrë portokalli, çantë të vogël me të njëjtën ngjyrë dhe vathë ari në formë të rrumbullakët.

Rating My Halloween Costumes

Këto janë disa nga kostumet më të bukura – ato që Kylie vlerësoi gjithashtu 10/10.

Barbi

Kylie tha për kostumin e saj Barbie, “Unë doja të bëja një Barbie tradicionale. Ne ndërtuam të gjithë kutinë – unë ende e kam kutinë. Kur bëj kostume për Halloween, dua që gjithçka të jetë e saktë”.

Flutura

Historia e Kylie prapa kësaj është shumë e ëmbël: “Kur Travis dhe unë u takuam së pari, ne bëmë tatuazhe të vogla fluturash. Pra, një flutur është tamam si një simbol i marrëdhënies sonë dhe Stormit, dhe kështu ishte e veçantë të bëje kostumin e fluturave, pra 10/10”.

Sirena Ariel

Kjo tingëllon si një nga të preferuat e Jenner: “Ariel ishte aq e mahnitshme. Më pëlqente të isha versioni seksi, i rritur i saj”. E vlerësuar 10/10 nga vet ajo.

Christina Aguilera

Me sa duket vetë Christina e donte aq shumë kostumin e Kylie, saqë e ftoi Kylie në festën e saj të ditëlindjes. Kylie tha “Në vitin 2016 u bëra Christina Aguilera. Unë e dua atë. Vathët janë padyshim të rremë, ne vendosëm një parukë. Ishte ikonike, pra 10/10”.

Videon Kylie e përfundon me një pjesë të vogël këndimi. /Telegrafi/

Exit mobile version