Ylli i famshëm amerikan, Kim Kardashian, feston sot ditëlindjen e 39-të dhe me këtë rast mori një sërë urimesh nga miqtë dhe familjarët e saj.
Kështu, një urim i veçantë nuk ka munguar nga e motra Kylie Jenner, teksa ka zgjedhur një fotografi të përbashkët të tyre për të uruar motrën e madhe Kim Kardashian, njëherësh edhe miken më të ngushtë.
22-vjeçarja, mogulja e “Kylie Cosmetics” e bëri këtë në Instagramin e saj e po ashtu edhe në llogarinë e Kylie Cosmetics për të transmetuar një dashuri të dyfishtë.
“Shumë urime për motrën time të madhe. Jam shumë e bekuar që të kam në jetën time. Dashuria, udhëzimi dhe besnikëria juaj janë të pakrahasueshme. Të dua shumë”, ka shkruar mes të tjerash Jenner.
Ndërkaq, në llogarinë e Kylie Cosmetics, ekipi i saj ka shkruar, “Gëzuar ditëlindjen Kim Kardashian. Ne po festojmë ditëlindjen e 39-të të Kim me 39% ulje nga seti ynë për buzët KKW, vetëm sot”.
“Është ditëlindja jotë Kim Kardashian. Dëshiroj të them shumë gjëra për ty, por po filloj me disa. Për të gjitha këto vitet e jetës tuaj, ju keni shkëlqyer jashtë dhe brenda. Ju dëshironi që të gjithë të jeni si ju. Por më e rëndësishme është se ju i lini njerëzit. Lutem në ditëlindjen tënde dhe çdo ditë të jetës tënde. Ne të gjithë të duam ty. Ti je gjithçka për të gjithë ne, e më së shumti për mua”, ka shkruar nga ana tjetër Khloe për motrën e saj.
Për ditëlindjen e Kimit një urim nuk ka munguar edhe nga nëna e saj, Kris Jenner, gjersa shkruan, “Urime ditëlindjen vajza ime e bukur. Ti je forca më e madhe e natyrës. Je një vajzë, nënë, grua dhe mike e mrekullueshme. Faleminderit që shkëlqen për të gjithë ata që ju duan. Jam shumë krenare për gruan që je bërë. Të dua shumë dhe jam e lumtur që jam nëna e juaj”.
Theksojmë që Kim posedon një karrierë të bujshme profesionale dhe tashmë gëzon një jetë mjaft të lumtur si nënë e katër fëmijëve, North, Chicago, Saint dhe Psalm. /Telegrafi/