Telegrafi

Kylie Jenner shfaqet mahnitëse e veshur me lëkurë të zezë nga gama e saj e re “Khy”

Kylie Jenner mahniti të enjten teksa doli për darkë me motrën e saj Kendall dhe shoqen Hailey Bieber për të festuar markën e saj të re të veshjeve.

Manjatja e grimit, 26 vjeçe, shkëlqente me një pamje prej lëkure të zezë artificiale, nga linja e saj e re e modës Khy, me një bluzë të zezë me zinxhir që shfaqte mesin e tonifikuar.

Nëna e dy fëmijëve bashkoi bluzën seksi me pantallona të zi dhe taka me rripa, shkruan DailyMail.

Ajo angazhoi gjithashtu motrën e saj Kendall, 27 vjeçe, për të modeluar markën e saj, në pistën e mahnitshme me një fustan lëkure të zi të ngushtë pa mëngë, nga “Khy” dhe një palë taka të zeza.

Hailey, 26 vjeçe, vazhdoi duke veshur një minifustan lëkure të zi, të stolisur me zinxhirë argjendi, gjithashtu nga etiketa e shoqes së saj.

Sa i përket glamit, guruja e kompletit të buzëve kishte një buzëkuq rozë mat, rimel bronzi me shkëlqim dhe një prekje skuqjeje në mollëzat e faqeve të saj.

Ajo “la të flasë” vetë këtë dukje “roku”, duke vendosur pak aksesorë, vetëm me një byzylyk delikat dhe një çantë të zezë në dorë. /Telegrafi/