Ajo e njoftoi ndarjen e saj nga reperi Travis Scott në fillim të kësaj jave, por mahniti të gjithë kur në të njëjtën natë u pa në studion muzikore të ish-të dashurit të saj, Tyga-s.
Dhe Kylie Jenner, 22 vjeçe, vazhdoi të vinte telashet e marrëdhënies së saj, teksa u shfaq sërish me këtë të fundit në klubin e West Hollywood Hyde Lounge të shtunën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Mogulja e bukurisë u përpoq të mbetet e paqartë kur arriti në klub, e shoqëruar nga truprojat e saj.
Ylli i realitetit dukej tejet e lumtur, teksa bëri rrugën për në klub nga makina e saj e pritjes në një fustan të shkurtër rozë.
Duke qenë në fokus të të gjithëve, ajo dukej e mahnitshme me flokët e zeza në një stil voluminoz dhe kombinoi pamjen me një gjerdan diamantesh tërheqës.
Me të mbërritur veç e veç, reperi u pa duke shkuar drejt vendit të ngjarjes, me makinën e tij, Ferrari bashkë me një mik.
Krijuesi i hitit ‘Rack City’ u fotografua duke qëndruar nën ndriçimin vjollcë të klubit në një bluzë me mëngë të gjata me vija blu dhe të zeza.
Ndërkohë, Kylie dhe Travis thuhet se nuk janë ndarë, por vetëm janë në një pauzë, pasi dëshirojnë të fokusohen më shumë në jetën e tyre profesionale. /Telegrafi/