Kylie Cosmetics është kthyer! Marka e bukurisë nga Kylie Jenner u zhduk në heshtje disa muaj më parë, duke i lënë fansat në pikëpyetje se çfarë do të vinte më pas.
Pas disa javësh ngacmimesh, pritja ka mbaruar: nga dje, produktet krejt të reja, me formula dhe paketime të azhurnuara, janë në dispozicion për t’u blerë në kyliecosmetics.com.
Aq shumë tifozë u dyndën në faqe, saqë ata dërguan përkohësisht faqen në pushim pasi e ngarkuan së tepërmi – duket sikur u përsërit historia e njëjtë si në vitin 2015.
Formulat e reja janë të pastra (me standarde më të rrepta sesa kërkohen nga SH.B.A., Kanada dhe BE), vegane, pa gluten, pa paraben dhe do të jenë në dispozicion në një shkallë globale për herë të parë.
Jenner i shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë së saj gjigantit të bukurisë Coty për 600 milion dollarë të kthyeshëm në nëntor të vitit 2019. Infrastruktura e Coty do të ndihmojë në rritjen e ndërmarrjeve të tjera gjithashtu: Kylie Skin, Kylie Baby dhe potencialisht edhe Kylie Hair.
Formula e re e buzëkuqit premton jetëgjatësi tetë orëshe dhe është në dispozicion në 37 nuanca.
“Kur vendos buzëkuqin tim nuk dua ta ri-aplikoj përsëri gjatë natës. Thjesht dëshiroj që ajo të qëndrojë dhe të zgjasë përgjithmonë”, thotë Jenner. “Unë thjesht dua që të gjithë të ndihen mirë kur vendosin produktet e mija dhe të ndiejnë dashurinë që ne vendosim në të”. /Telegrafi/